Si funksionon Karta e Diasporës
Pesë hapa nga regjistrimi te shfrytëzimi i parë i ofertës.
1. Regjistrohu falas
Krijo llogarinë në diasporaks.com me email-in tënd. Konfirmo email-in dhe plotëso profilin bazik (emri, qyteti i banimit, profesioni).
2. Verifiko vendbanimin
Ngarko një dokument vendbanimi — letërnjoftim, faturë komunale, leje qëndrimi ose dokument të ngjashëm. Ekipi ynë e shqyrton brenda 1–3 ditëve pune.
3. Zgjidh planin
Pas aprovimit, zgjidh midis Bazik, Premium ose Elite — me cikle 3, 6 ose 12-mujore. Plani Premium përfshin 14 ditë falas për 100 përdoruesit e parë.
4. Përdor Kartën digjitale
Hap kartën nga paneli dhe tregojeni te çdo biznes partner. Partneri shtyp PIN-in e tij 4-shifror për të konfirmuar shfrytëzimin. Për oferta online, kopjo kodin DSK-XXXX dhe vendose në checkout.
5. Ndiq ofertat e tua
Çdo shfrytëzim regjistrohet te "Ofertat e Mia". Shih historikun, ofertat aktive, kodet e papërdorura dhe statusin e anëtarësisë në një vend të vetëm.